Sergej Milinkovic-Savic është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Europë.
Mesfushori serb po kërkohet nga shumë skuadra, por ai vendosi që të qëndrojë te Lazio.
Agjenti i Milinkovic-Savic ka zbuluar se ata kanë refuzuar ofertën e PSG-s.
Sipas tij, skuadra franceze i kishte ofruar 8 milionë euro pagë në sezon mesfushorit serb, mirëpo ai po kërkon që të luaj te një klub më i madh.
Në garë për të janë, Milani, Juventusi, Real Madridi dhe Manchester United.