Arlind Ajeti është bërë me skuadër të re.
Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë ka nënshkruar kontratë me skuadrën zvicerane Grasshoppers me të cilën është lidhur për dy vitet e ardhshme.
Torino vendosi të mos e mbajë dhe në fund të gushtit u arrit marrëveshja për prishjen e kontratës, por pavarësisht interesimit nga disa klube në Itali, Ajeti vendosi të priste.
Lojtari e njeh shumë mirë kampionatin zviceran pasi më parë ka luajtur te skuadra e Baselit.