Nuk do të ketë finale të Champions League në New York. Konfirmimi vjen nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin që këmbëngul se kjo ide nuk është hedhur ende në diskutim.
“Kjo ide aktualisht nuk është duke u diskutuar fare. UEFA nuk ka plane për të bërë finalen e Ligës së Kampionëve jashtë Europës”.-deklaroi Ceferin.
Reagimi vjen menjëherë pas deklaratës së drejtorit të “MediaPro” , Jaume Roures, që pretendoi se negociatat kishin nisur.