Ai ka shprehur dëshirën për të luajtur vitin e fundit të karrierës me Las Palmas, ekipin e vendit të tij
David Silva zbulon se nuk do të rinovojë me Manchester City-n duke zbuluar vendin ku do të mbyll karrierën e tij
32 vjeçari spanjoll ka qëndruar 8 vitet e fundit në Etihad duke u bërë pjesë e suksesit më të madh në historinë e City-t.
Spanjolli ka pëlqimin e shumë tifozëve të qytetarëve dhe pranon se bashkimi me këtë ekip ka qenë një ndër vendimet më të mira që ka marrë ndonjëherë.
Kontrata e tij aktuale ka edhe dy vite të tjera para përfundimit të saj, pasi është firmosur deri ne 2020, kohë kur Silva do të jetë 34 vjeç. Duke folur për BBC Sport, ai ka zbuluar dëshirat e tij dhe planet për të ardhmen:
“Për City-n edhe për dy sezone, aq sa është shkruar edhe në kontratë. Pas saj, nuk e di. Varet si do të ndihem fizikisht dhe psikologjikisht. Do doja që djali im Matteo (që pati probleme shëndetësore, pasi lindi para kohe dhe luftoi për jetën duke ia dalë) të rritet në vendin tim të origjinës. Atje ku unë u rrita dhe shpresoj të ketë mundësitë që unë pata. “
“Unë gjithmonë kam thënë se do doja të luaja për Las Palmas, ekipi i vendit tim. Por do të shohim si do të shkojnë gjërat gjatë këtyre dy viteve.”