Drejtuesit e klubit ukrainas të Shakhtar Donetskit janë befasuar këtë të enjte me vrimat që i kanë parë në stadiumin “Kharkiv”.
Përgjegjësit e mirëmbajtjes së fushës kanë filluar menjëherë të merren me problemin dhe kanë gjetur urithë.
Pas kësaj pritet që çdo gjë të jetë në rregull për t’u zhvilluar ndeshja e të mërkurës që vjen në kuadër të Ligës së Kampionëve mes Shakhtarit dhe Hoffenheimit, e vlefshme për Grupin F.