Pep Guardiola ka thënë se ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, nuk është në shitje dhe se mesfushori ka një klauzolë prej 250 milionë eurosh.
De Bruyne ka qenë protagonist me Guardiolan në sezonin e kaluar, duke fituar titullin kampion të Premierligës.
Belgu momentalisht nuk është pjesë e skuadrës angleze, për shkak se është i dëmtuar në gju dhe do të mungojë deri në muajin nëntor.
“Ai është shumë i mirë. Ai është një lojtar shumë dinamik”, ka thënë Guardiola.
“Ai është një djalosh i shkëlqyer. Klauzola e tij është 250 milionë euro. Më vjen keq, ai nuk është për shitje”.
De Bruyne është lojtar i Cityt që nga viti 2015 kur erdhi nga Wofsburgu. Ai ka zhvilluar 143 ndeshje me Cityn, ka shënuar 35 gola dhe ka dhënë 57 asiste.