Cristiano Ronaldo ishte protagonisti i merkatos së verës në futboll, pasi kaloi papritur nga Real Madridi te Juventus për rreth 100 milionë euro.
Por, deri tani nuk ka shënuar asnjë gol në kampionat me bardhezinjtë.
jithsesi, tifozët juventinë nuk duhet të shqetësohen ende, pasi ka edhe yje të tjerë që nuk kanë gjetur rrugën e golit në kampionatet respektive.
Ata janë: Marco Asensio (Real Madrid), Paulo Dybala (Juventus), Diego Costa (Atletico Madrid), Riyad Mahrez (Manchester City), Mesut Ozil (Arsenal), Alexis Sanchez (Manchester United), Christian Eriksen (Tottenham), Timo Werner (Leipzig), Gonzalo Higuain (Milan), Mauro Icardi (Inter).