Telashet me organet tatimore spanjolle nuk kanë të përfunduar për Luka Modric.
Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo”, mesfushori kroat që është ende në proces gjyqësor me Agjencinë e Të Ardhurave për evazionin fiskal të periudhës 2013-2014, do të ketë një tjetër përballje me të.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Agjencia e të Ardhurave ka kërkuar që Modric të paguajë 1.2 milionë euro të tjera në rrugë administrative.
Kjo shifër i përket vitit 2012, kur Modric u transferua te Reali i Madridit dhe, për këtë institucion, mesfushori në atë kohë ishte rezident në Spanjë, kështu që duhet të derdhte tatimet në arkat e shtetit spanjoll.
Modric, që firmosi kontratën e re me Realin e Madridit në fund të muajit gusht të këtij viti, e ka derdhur shifrën e kërkuar nga Agjencia e Të Ardhurave, edhe pse e apeloi vendimin e këtij organizmi.
Për sa i përket konfliktit tjetër të Modric me Agjencinë e Të Ardhurave, kroati akuzohet për shmangien e shumës prej 870.728 euro për vitet 2013 dhe 2014.
Modric duket se i ka kaluar të drejtat e imazhit të tij në një shoqëri me seli në Luksemburg, të kontrolluar nga ai vetë.
Mesfushori i Realit të Madridit, për të evituar dënimin me burg, pagoi rreth 1 milion euro për këtë rast, e sipas “El Mundo”, ai është në bisedime me Prokurorinë për arritjen e një pakti konfidencial, duke ndjekur hapat e Cristiano Ronaldos, Marcelos e Jose Mourinhos