Barcelona u detyrua t’i paguajë mbi gjashtë milionë një punëtori të saj pas transferimit të Neymarit.
Bëhet fjalë për Andre Kurin, një agjent i Barcelonës për tregun brazilian
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka zbuluar gjithçka rreth fitimit të madh të Kurit.
Kuri ishte njeriu i besuar i ish-presidentit Sandro Rosell dhe kishte kryer transferimin e Neymarit te Barcelona.
Kësisoj, në kontratë ishte një klauzolë që i siguronte fitimin e 3% të shumës në rast të shitjes së brazilianit.
Kështu edhe ndodhi, pasi Neymar iu bashkua gjigantit francez Paris Saint Germain për 222 milionë euro.
Agjentit të klubit i takonin 6,6 milionë euro dëmshpërblim, por që Barcelona kishte refuzuar t’ia jepte.
Më pas palët iu drejtuan gjykatave dhe Barcelona u detyrua të paguajë detyrimin për Kurin.