Real Madrid i Julen Lopetegui përballet me një test tjetër të ashpër ditën e shtunë ndërsa vizitojnë stadiumin San Mames të Athletiko .
Madridi udhëton me tre fitore nga tre ndeshje dhe nuk duket se ka pësuar pas shitjes së Cristiano Ronaldos tek Juventus. Në të vërtetë largimi i Ronaldos duket se ka sjellë më së miri Gareth Bale dhe Karim Benzema, të cilët kanë shënuar shtatë gola mes tyre. Marco Asensio bëri një spektakël të jashtëzakonshëm për Spanjën kundër Kroacisë të martën në mbrëmje.
Lopetegui duhet të ketë të gjithë skuadrën në dispozicion për udhëtimin në Bilbao dhe duke përfshirë nënshkrimin e fundit të Mariano Diaz, i cili mbërriti pak para skadimit të merkatos në fund të gushtit.
Thibaut Courtois pothuajse me siguri do të vazhdojë në në portë pas zëvendësimit të Keylor Navas në ndeshjen e fundit, ndërkohë që Lopetegui ndoshta do të mbajë mbrojtjen me Dani Carvajal, Serio Ramos, Rafael Varene dhe Marcelo, edhe pse debutimi i Madridit në Champions Liga e javës së ardhshme mund t’i japë Alvaro Odriozolës shansin në të djathtë.
Bilbao nuk luajti në fundjavë para ndeshjeve ndërkombëtare kur udhëtimi i tyre për t’u përballur me Rayo Vallecano u anullua për shkak të gjendjes së stadiumit atje.
Ata po përpiqen të përshtaten me taktikat e trainierit Eduarto Berizzo.
Duhet thënë se Reali i Madridit vazhdimisht ka pësuar gola në fushën e Atletiko Bilbao