Pas 3 sezoneve me rezultat financiar pozitiv, Juventusi e mbyll këtë radhë bilancin e tij me humbje.
Skuadra torineze miratoi bilancin e sezonit 2017-2018, ku u regjistrua një humbje prej 19.2 milionë eurosh.
Shkak për këtë rezultat janë shpërblimet më të ulëta të marra nga UEFA, në krahasim me sezonin e kaluar, kur “Zonja e vjetër” arriti deri në finale.
Tjetër motiv që solli këtë është diferenca mes shitjes dhe blerjes së futbollistëve.
Përsa u përket të ardhurave, kampionët e Italisë e kaluan për të dytin vit radhazi shifrën e 400 milionë eurove.
Më saktësisht, Juventusi arkëtoi këtë vit 411 milionë euro, ndërkohë që në 2016-2017, kjo shifër ishte 422 milionë euro.
Paraqitje pozitive, Juventusi pati edhe në fushën e marketingut, ku ka shënuar një rritje me 20 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar.
Humbja financiare e këtij sezoni te Juventusi do të mbulohet nga rezervat, me një reduktim të vlerës neto të pasurisë nga 93.8 në 72 milionë euro