Vlerësimet më të fundit të bëra nga “Transfermarkt” tregojnë se klubi që kushton më shumë në Shqipëri është Kukësi me 5.8 milionë euro.
Krahasuar me matjet e fundit që janë bërë nga ky portal që merret me matjen e vlerave të klubeve dhe futbollistëve, ka një ulje me 1.3%.
Në vendin e dytë pas verilindorëve gjendet skuadra e Flamurtarit, e cila ka pësuar një rritje të ndjeshme nga hera e fundit, dhe tani gjendet pas kuksianëve me një vlerë prej 5.4 milionë euro.
Ndërkohë që podiumi i tre klubeve më të shtrenjta në Superiore plotësohet nga ekipi i Partizanit, i cili ka pësuar rënie nga hera e fundit me 6.9%, dhe ka një vlerë prej 4.03 milionë euro.
Ndërsa ajo që bie në sy është rënia drastike e Skënderbeut, e cila në muajin shkurt gjendje në vendin e parë me 8.05 milionë euro ndërsa tani për 6 muaj ka humbur gati 4 milionë euro në vlerën e saj duke u renditur në vendin e pestë me një vlerë prej 4.15 milionë eurove.