Jose Mourinho vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Emri i tij lakohet shumë për t’u larguar nga Manchester United.
Në daljen e sotme përpara mediave ai “sulmoi” analistët e shumtë që e kritikojnë dhe i quajti ata gënjeshtarë kronikë
Karrager, ish-kapiteni i Liverpoolit, e kritikoi portugezin për Rashfordin, duke e këshilluar këtij të fundit të kërkonte një ekip tjetër.
“Pres që të dielën të jem shumë i kritikuar, pasi nuk do ta aktivizoj Rashfordin titullar. Lojtarët kanë probleme për shkak të gënjeshtarëve kronikë. Prej disa prej tyre pres që të zgjohen të dielën dhe mendja tu shkojë vetëm te Mourinho. Këta që flasin kanë rroga të dyfishta, ata punojnë edhe për klubet, duke i çuar gjërat në drejtimin që duan. Ndjej keqardhje për ta, por po iu them se ka gjëra më interesante se Mourinho”, u shpreh i revoltuar trajneri portugez.
Kujtojmë se kjo dalje përpara mediave zgjati vetëm 4 minuta.