Cristiano Ronaldo nuk iu bashkua Portugalisë gjatë ndeshjeve të fundit në Ligën e kombeve.
Ronaldo nuk iu bashkua Portugalisë në miqësoren ndaj Kroacisë dhe duelit ndaj Italisë në Ligën e Kombeve.
5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka shfrytëzuar pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare për të punuar në përmirësimin e formës së tij fizike te Juventus.
Mediat italiane raportojnë se Ronaldo ka shfrytëzuar dy javët e fundit për të punuar rreth përmirësimit të formës fizike.
Ronaldo kërkon golin e parë në Serie A në duelin e javës së katërt ndaj Sassuolos.