Valon Ahmedi ka nënshkruar me Hapoel Ironi Kiryat Shmona e cila militon në ligën e Izraelit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund aventurës në kampionatin slloven me skuadrën e Mariborit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari në faqen zyrtare në “Instagram” dhe në këtë mënyrë do të provojë një eksperiencë të re në kampionatin izraelit.
Kujtojmë që për 23-vjeçarin u interesua dhe Partizani, por mesa duket nuk e ka bindur oferta e të kuqve.