Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez është kampioni i ri i botës në peshën e mesme, pas fitores me vendim jo-unanim të gjyqtarëve ndaj sfidantit kazak Gennady Golovkin, duel i zhvilluar në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit. Një përballje mjaft e bukur dhe me shumë emocione, ku të dy boksierët e kërkuan fitoren, por në fund triumfoi boksieri meksikan.
Dy nga gjyqtarët dhanë rezultatin 115-113 në favor të Canelo Alvarez dhe njëri në barazim (114-114), duke mërzitur pa masë Golovjkin, që pësoi kështu humbjen e parë në karrierë (ka edhe 38 fitore e një barazim). Ndërsa për Alvarez ky është triuimfi i 50-të në karrierë, ku numëron edhe 1 humbje e 2 barazime. Një përballje spektakolare me 12 raunde, mes dy prej boksierëve më të mirë të peshës së mesme.
Një duel që nisi miri për Canelo Alvarez, por edhe Golovkin nuk heq dorë dhe të gjithë raundet janë të ngjashëm mes tyre, ndaj dhe ishte e vështirë për të përcaktuar fituesin. Në raundin e 4-t, Golovkin i shkaktoi edhe një të carë në vetullën e majtë rivalit meksikan, por që nuk heq dorë, ndërkohë që të dy boksierët e mbyllin duelin të gjakosur dhe festojnë.
Pas disa minutash pritje vjen vendimi i gjyqtarëve në fabor të meksikanit, që feston me fansat e shumtë që kishin pushtuar Las Vegasin, ndërsa kazaku “Triple G” largohet nga ringu i zhgënjyer nga vendimi i gjyqtarëve dhe nga humbja e parë në karrierën e tij, një rezultat që nuk e priste. Ndaj dhe refuzoi të jepote një intervistë pas duelit