Kishte dite qe flitej se Zinedin Zidane do te zevendesonte Jose Mourinhon tek Manchester United por gjithcka ndryshoi ne oret e fundit.
Zidane do te jete Drejtori i ardhshem teknik i Juventusit.Ai kthehet tek Juventusi pas nje dekade ku me perpara ai ka luajtur per ngjyrat bardhezi te ekipit nga Torino.
Mediat italiane konfirmojnë se presidenti Andrea Agnielli ka arritur të bindë Zizu që të marrë postin e drejtorit sportiv të Juventusit, pozicion që nga dita e hënë do të jetë bosh, pas largimit të Giuseppe Marotta. Ky i fundit ka konfirmuar se pas 8 vitesh si arkitekti i Juventusit që po dominon në Serinë A do të divorcojë dhe nuk do të rikandidojë më për këtë post. Marotta konfirmoi pas fitores 3-1 të Juves ndaj Napolit se presidenti Agnelli kërkon emra të rinj në drejtimin e klubit, ndaj do të largohet.
Zinedine Zidane është ai më i lakuari orët e fundit si pasardhësi i Beppe Marotta në postin e drejtori sportiv të Juventusit, duke dhënë ndihmesën e tij për të rikthyer bardhezinjtë në majën e Europës. Zizu do të vinte me kënaqësi në Torino, ku do të gjente mikun e tij Cristiano Ronaldo, që e drejtoi sezonet e fundit te Real Madrid. Një emër i madh, një Juventus që nis të ndërtojë një ekip edhe më të madh