Kathryn Mayorga është rikthyer sërish në vëmendje të publikut, pasi gazeta gjermane “Der Spiegel” ka rikthyer historinë e përdhunimit të saj nga ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo.
Ngjarje kjo e ndodhur në Las Vegas në vitin 2009.
Ronaldo akuzohet se e ka përdhunuar atë në tualetin e dhomës së hotelit ku po qendronte.
Ai e kishte ftuar të renë bashkë me një shoqen e saj në dhomë dhe thuhet se ka bërë seks anal me të, pa dëshirën e vajzës, dhe më pas për ta mbyllyr çështjen, i ka paguar 375 mije dollare.
“Der Spiegel” ka sjellë edhe disa detaje nga jeta e Mathryn.
Ajo sapo ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj atë kohë, një shtetas shqiptar që jetonte në SHBA.
“Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas.
Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj”, shkruan “Der Spiegel”.
“Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndieja presionin”, thotë ajo.
Por, rreth një vit pas martesës së tyre, çifti u nda dhe Mayorga u rikthye te prindërit e saj, shtëpia e të cilëve ishte një lagje më të mirë në Las Vegas, e kompletuar me një kopsht të rregulluar mirë, një garazh të madh, një pishinë të bukur dhe një pamje të këndshme të qytetit”, shkruan “Der Spigel”.
Pikërisht në një festë në Las Vegas, ndodhi dhe përdhunimi.
Sipas “Der Spiegel”, Mayorga, tani 34 vjeç, kontaktoi policinë menjëherë pas sulmit të dyshuar, por fillimisht refuzoi të identifikonte sulmuesin e saj.
Ajo pastaj vendosi të mos e ndjekë çështjen përmes sistemit penal dhe zgjodhi rrugën civile, dhe një zgjidhje me përfaqësuesit e Ronaldos, duke përfituar një dëmshpërblim të majmë.
Vetë Ronaldo e ka cilësuar si një lajm të rremë këtë histori, duke thënë se po përpiqen të bëhen të famshëm me emrin e tij.
Por, nëse rinisin hetimet për këtë ngjarje, për yllin e Juventusit mund të lindin telashe të mëdha dhe nuk është çudi të përfundonte edhe në burg