Në sezonin që përkon me 25 vjetorin e vdekjes tragjike të Senna, Corinthians ka bërë një homazh për të në fanellën e tretë të ekipit, në shenjë respekti për dikë që ka mbetur në zemrat e tifozëve brazilianë.
Piloti Brazilian u nda tragjikisht nga jeta ne nje aksjdent më 1 maj 1994 në Imola.
Në fanellë është i qëndisur emri i Ayrton Sena (Sena Përgjithmonë), pastaj ka 41 rreshta në ngjyrë ari, te sfondi i zi. Pak a shumë si ngjyrat e Lotus, makina e parë e Senna në Formula 1.
Edhe numri i rreshtave nuk është i rastësishëm, por përkon me Çmimet e Mëdha të fituara nga piloti brazilian përpara se “legjenda” të transformohej në mit.