Graciano Rocchigiani, Kampioni i Botes ne boksin Profesionist ka pësuar një aksident automobilistik që i kushtoi jetën.
Sipas te perditshmes “Bild”Graciano ndodhej në Itali për të takuar të dashurën italiane me të cilën kishte edhe dy fëmijë.Mësohet se ish-kampioni i Botës në peshat e mesme po ecte si këmbësor në momentin e përplasjes nga makina.
54-vjeçari Gjerman nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marrë dhe ka ndërruar jetë
Graciano numëron 41 fitore, 6 barazim dhe 1 humbje në karrierën e tij në boks. Në vitin 1998 ai fitoi titullin WBC në kategorinë “light-heavyweight”