Dyert e “San Paolo” do rihapen për të pritur një ndeshje të Champions League, njëmbëdhjetë muaj pas herës të fundit kundër Shakhtar-it, kur ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri fitoi me rezultatin 3-0. Tani kundërshtari quhet Liverpool dhe publiku është gati për raste të veçanta, si gjithmonë kur Napoli është e angazhuar në ndeshje të tilla. Por nga ana tjetër janë të njohura edhe këshillat që ekipet kundërshtare, ju japin tifozëve të tyre në prag të ndeshjes me Napolin.
Nëpërmjet një mesazhi të postuar në profilin zyrtar të Twitter, Liverpool ju ka bërë thirrje përkrahësve të tyre që të mos shkojnë në stadium me iniciativën e tyre dhe nuk këshillohet përdorimi i transportit publik, metro ose autobus, dhe madje mos të ecin të vetëm në qytet, duke veshur bluza ose shaje që i identifikojnë ata si tifozë të Reds