Super dueli i zhvilluar në Las Vegas mes McGregor dhe Khabib përfundoi në një sherr masiv mes dy “luftëtarëve” dhe stafeve përkatëse. Në momentin e daljes nga kafazi të Khabib i cili goditi stafin kundërshtar, reagoi ashpër edhe McGregor i cili bëri të njëjtën gjë por jo në të njëjtat përmasa.Në një moment në këto pamje dallohet një fans i veshur me rroba të kuqë duke u future në kafaz dhe sulmon menjëherë McGregor. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i sigurisë private që e “arrestuan” të riun.Ndeshja mes McGregor dhe Khabib ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës pasi të dy “luftëtarët” janë më të famshmit e UFC.