Kreu i UFC-së me se fundi ka reaguar pas ndeshjes se madhe midisConor McGreghor dhe Khabib Nurmagomedov.Ngjarja ka qene e pa precedent ku pas fitores Khabib ka sulmuar stafin e kundershtarit hde kaq u desh qe te behej nje perleshje e ashper ku nuk kane munguar dhe tifoze e mbeshtetes nga jashte ringut.“Ajo që ndodhi pas duelit nuk ka lidhje aspak me sportin, ishte një gjë e shëmtuar. Nuk di se çfarë të them më shumë, pasi nuk e di se çfarë do të ndodhë më tej”, ka reaguar Dana White pas incidentit.Kreu i UFC-së shprehet se tashmë do të jetë Komisioni i Sportit në Nevada ai që do të marrë vendimin. “Do të ketë masa të ashpra, kjo është e sigurtë dhe ai djalosh, Khabib, është në telashe të mëdha pas asaj që ndodhi. Nuk e kuptoj reagimin e tij, pasi e fitoi duelin, bëri një sfidë të mirë dhe arriti të mposhtë rivalin kryesor, duke fituar respekt. Më pas…”.Per masat e metejshme Drejtori shpjegoi: “Do të ketë një gjobë të majme, kjo është e sigurtë (për momentin i është pezulluar shpërblimi prej 2 milionë dollarësh). Mund të mos i japin më vizë për të dueluar në Amerikë… Nuk di tjetër, një Zot e di se çfarë dënimi mund të marrë Nurmagomedov”,