Ish Kampioni i boksit profesionist të kategorisë së rëndë Mike Tyson, ka mbetur i tronditur nga niveli i dhunës dhe kaosit të shkaktuar ne ndeshjen e “UFC 229” midis Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregorit e cila degjeneroi ne dhune jashte ringut nga Khabib ndaj stafit te kundershtarit por edhe ne turmen e tifozeve e mbeshtetesve te MCGregor.Mike Tyson ose “Majku i hekurt” sic e therrisnin, mbahet mend për incidentin e rëndë kur ia hoqi një copë të veshit pas kafshimit me dhëmbë kundërshtarit të tij Evander Holyfield gjatë meçit të vitit 1997, derisa gjakrat ishin nxehur brenda ringut pasi “Njeriu i hekurt” u diskualifikua dhe dy ekipet u përleshen.Nurmagomedov e mundi McGregorin në rundin e katërt në meçin e kategorisë së lehtë UFC dhe më pas e kapërceu kafazin tetëkëndësh për ta sulmuar ekipin e McGregoritSi pasojë, tre persona u arrestuan dhe Khabibi dhe McGretor u larguan nga prej kafazit nga policia.Rusi kërkoi falje por e arsyetoi veprimin e tij, duke thënë ekipi i irlandezit e kishte ofenduar duke komentuar mbi fenë, kombin dhe babanë e tij.