Ish-boksieri Floyd Mayweather , i cili ka fituar 5 tituj kampionë vendosi këtë të mërkurë të nisi një udhëtim nëpër botë me avionin e tij privat. Këtë avion ai ja bleu vetes si dhuratë për ditëlindjen e tij.
41 vjeçari vendosi fillimisht të vizitojë disa vende rreth Europës, përpara se të niset drejt Lindjes së Mesme.
Me fansat e tij në Instagram ai shpërndau disa foto nga Islanda, ku ndodhej në një vend të quajtur “Lugina Blu”
Mesa duket ish-kampioni po shijon pasurinë e tij në maksimum duke bredhur nëpër vendet më të shtrenjta të botës, ashtu si dhe shumë prej nesh do bënin.