Sulmuesi i njohur Paco Alcácer,aktualisht i transferuar tek Borusia e Dortmundit,ka gjetur momentin per per te rrefyer arsyet e verteta te largimit nga ekipi i Barcelones.Spanjolli eshte shprehur se e ka ndermare kete veprim per tu ndjere i lumtur.Tek ekipi i Barcelones ai nuk po merte minutat e deshirura.
“Duke qenë te Barcelona për vite, pa pasur një rol lideri, jo gjithçka po shkonte mirë”, ka deklaruar Alcacer, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Valencias.“Kam vendosur që të shkojë diku ku do të kem më shumë minuta. Një lojtar me besim është më i mirë se një lojtar të cilit i mungon besimi. U largova për të qenë i lumtur”, përfundoi ai.
Alcacer ne tre ndeshje ka shenuar 6 gola nje rendiment i larte e qe flet per mundesite e ketij 25 vjecari.