Pas Gunnar Nordahl, ai njihet si golshenuesi me i mire ne historine e lavdishme te klubit te madh te Milanit.Andriy Shevchenko , fitues i Topit te Arte ne
vitin 2004, tregon me nostalgji vitet e bukura te karrieres se tij me ekipin , per te cilet ka luajtur 322 takime dhe duke shenuar 175 gola,deklaratat e tij vijne ne prag te ndeshjes se Italise me Ukrahinen.Ish-sulmuesi i Milanit, sot trajner i vendit të tij, mbetet një nga futbollistët më të dashur i të gjitha kohërave për kuqezinjtë, por edhe për rivalët e tyre. Sheva shprehu vlerësim për kombëtaren italiane, pavarësisht periudhës së vështirë që po kalon.”Italia sa vjen e po zhvillohet, Mancini është gjithashtu një trajner i shkëlqyer, i cili ka fituar shumë në karrierën e tij. Ai po kërkon mënyrën e duhur të lojës e në këto lloj miqësoresh mund të provojë lojtarë të ndryshëm. Futbolli italian është në ringritje, ka një ndryshim brezash, por talenti nuk mungon”.Siç shkruan Supersport.al, Sheva foli gjithashtu edhe për ish-shokun e tij të skuadrës, Gennaro Gattuson, sot teknik i kuqezinjve, por edhe për rivalët e përjetshëm, Interin:”Sigurisht që Milani mund të jetë një skuadër e madhe me Gattuson. Rino ka treguar se di t’i shtojë diçka ekipit. Jam mjaft i entuziazmuar për klubin, i cili më në fund është në drejtimin e duhur, kjo gjë më bën krenar. Interi e nisi keq sezonin, por dalëngadalë rezultatet po vijnë. Milano është një qytet me tradita të mëdha, Milani e Interi po rikthehen aty ku duhet”.