Askush nuk mund te thote se kur do te mbyllet kjo ceshtje e nderlikuar per Cristiano Ronaldo.Nga njera ane jane Kathryn Mayorga dhe avokatet e saj dhe nga ana tjeter fenomeni i futbollit Cristiano Ronaldo me avokatet e tij.Ka patur disa raporte se provat e policise te Las Vegasit jane te pasakta por kjo e fundit i ka hedhur poshte keto pretendime.“Provat nuk janë zhdukur, janë ende të njëjtat që ne kemi mbledhur më 2009 dhe janë në posedimin tonë”, ka thënë zëdhënësi Jacinto Rivera për gazetën portugeze “Obzervador”.Policia e Las Vegasit citohet të këtë thënë se i ka provat origjinale të dhunimit të Cristiano Ronaldos, të cilat nuk kanë humbur.Hetimi është rihapur pasi modelja amerikane Kathryn Mayorga ka folur për revistën gjermane Der Spiegel, duke thënë se kishte një marrëveshje të fshehtë më 2009 që ta mbante të fshehtë rastin e që nënshkrimi i saj ishte i pasaktë.“Ne nuk do të japim detaje më të mëdha për rastin. Ende nuk është vendosur kur ne do të flasim me Ronaldon, pasi që ai është jashtë vendit tonë. Çdo herë kur një krim hetohet, natyrisht ne flasim me personin i cili akuzohet se e ka kryer këtë krim”.Megjithatë, zëdhënësi po ashtu nuk e ka bërë të qartë që sulmuesi i Juventusit nuk është i akuzuar për asgjë derisa të mblidhen të gjitha provat dhe informatat.