Nje ndeshje luftetareshb ne Artet marciale per UFC 229 ajo mes Irlandezit Oconor McGregor dhe Rusit Khabib Nurmagomedov ajo e zhvilluar diten e diele.U cilesua si ndeshja e shekullit dhe ndoshta ndeshja me e madhe qe eshte zhvilluar ndonjehere. Khabib Nurmagomedov ka marrë mjaft kritika për veprimin e tij duke dalë nga oktagoni për të sulmuar pjestarët e stafit të McGregor pasi u shpall fitues i super ndeshjes ndaj tij duke ruajtur edhe titullin kampion i peshave të lehta
Megjithatë, mediat e huaja i janë rikthyer një fakti të rendësishëm, sipas të cilave UFC e toleroi McGregorin në qasjen e tij islamofobe ndaj Khabib duke ofenduar besimin e këtij të fundit. “Fillimisht MCGregor sulmoi autobusin e Khabib duke plagosur dy nga pjestarët e stafit të tij. Pastaj vazhdimisht ai bënte postime në rrjetet sociale duke sharë besimin e Khabib. Një ndër postimet ishte edhe: Duke bërë qejf në xhehennem!”, shkruajnë britanikët e The Independent duke vijuar: McGregor e quajti Khabibin “mi Dagestani”, kurse trajnerin e tij “terrorist” dhe sërish Khabib u tregua i përmbajtur ndaj këtyre provokimeve.
“Po ashtu, McGregor i provokoi atë nga besimi duke i kërkuar me ngulm që të pinte alkool gjatë konferencës për shtyp dhe sërish Khabib u tregua i durueshëm”, vijon The Independent.”UFC ka mbyllur një sy ndaj shkeljeve të McGregor madje duke i bërë pjesë të klipit promovues të ndeshjes”, përmbyllin britanikët.