Kjo ka ndodhur as me shume e as me pak por ne nje shtet te civilizuar sic eshte Franca.fituesit te “Tour de France”, Geraint Thomas i kane vjedhur kupen e trofeut. Trofeu prej ari i punuar me dorë u vodh pasi ekipi i Thomas, Team Sky ua huazoi atë sponsorave Pinarello për ta shfaqur në “The Cycle Show” në Birmingham.Ndërsa çiklisti tha: “Trofeu do të thotë shumë për mua dhe për ekipin”.Trofeu u rrëmbeu pasi ishte lënë për momentin pa mbikëqyrje gjatë pastrimit pas shfaqjes.Geraint Thomas i bën thirrje grabitësve që t’i kthejnë trofeun e tij.”Është jashtëzakonisht e pavend kjo që ka ndodhur. Është e qartë se trofeu është me vlerë mjaft të kufizuar për këdo që e ka marrë dhe shpresojmë se do të kenë mirësinë për ta kthyer atë. Një trofe është i rëndësishëm, por në të vërtetë, ajo që ka më shumë rëndësi janë kujtimet e mahnitshme nga kjo verë e pabesueshme dhe askush nuk mund t’i marrë ato kurrë”, shtoi ai.