Kur te gjithe e kane mendjen dhe syte nga ndeshjet e Liges se Kombeve, tek ekipi i Milanit e kane mendjen te shikojne nga e ardhmja e ekipit.Leonardo dhe drejtuesit e tjere te ekipit kane bere nje goditje te jashtezakonshme ne Brazil duke rene dakort per te transferuar ne Janar lojtarine Flamengos te Brazilit Lucas Paquetá.21 vjecari i lindur ne Rio De Zhaneiro dhe premton nje teardhme te sigurte.Sipas prestigjioses braziliane Globoesporte, me një tratativë blitz nën kujdesin e Leonardos, në mbrëmjen e djeshme kuqezinjtë kanë mundur konkurencën e Psg duke mbyllur akordin për Lucas Paquetá, nje mesfushor me tipare te theksuara sulmuese.21 vjeçari, 180 cm i lartë, ka impresionuar me prezantimet e tij, duke rënë në sytë e klubeve të rëndësishëm Europianë. Në 24 prezencat e mesfushorit në kampionatin Brazilian janë 9 gola dhe dy assist, ndërsa kartoni i Paqueta vlerësohet rreth 15 milionë euro.