Jane disa klube dhe zyrtare futbolli te cilet jane objekt i kontrolleve dhe hetimeve ne Belgjike.Ne rradhen e ekipeve te kontrolluar jane dhe dy nga ekimet me emer Anderleht dhe Club Bruge. Disa menaxherë, gjyqtarë dhe agjentë u morën në pyetje si pjesë e një operacioni masiv të policisë, e cila ka pretendime për korrupsion dhe trukim ndeshjesh.Ndër të ndaluarit jane dhe Trajneri i Club Brugge, Ivan Leko,ndërsa ish-shefi i Anderlecht, Herman Van Holsbeeck, bëhet me dije se është duke u marrë në pyetje. Policia po heton pretendimet për mashtrim fiskal (shmangie e taksave), pastrim të parave dhe trukimit të ndeshjeve.
Agjenti Mogi Bayat është arrestuar, sipas njoftimeve në shtypin Belg.Gjykatësit kryesorë, Bart Vertenten dhe Sebasien Delferière, gjithashtu, po bashkëpunojnë me policinë mbi pretendimet për trukim të ndeshjeve, sipas “De Standaard”. Zyrat e 10 klubeve të tjera thuhet se janë bastisur, duke përfshirë edhe kryesuesin e tabelës së klasifikimit, Genk. Anderlecht ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se po bashkëpunojnë me hetimin, ndërsa Club Brugge ka konfirmuar, gjithashtu, se do ta ndihmojnë policinë me informacionet e tyre, pasi nuk kanë asgjë për të fshehur.