Objektivi i pare i Bayern ne merkaton e Janarit do te jete perforcimi me nje mbrojtes dhe ne interesat e tyre eshte mbrojtesi sllovak qe luan per Interin Milan Skriniar.Bordi i klubit bavarez mendon se skuadra ka nevojë për përforcime pas një ecurie negative në Champions dhe kampionat, që i ka zbritur në vend të gjashtë të renditjes së Bundesliga-s. Vëmendja e tyre është kthyer te Skriniar, i cili ka ndihmuar Inter të fitojë gjashtë ndeshje radhazi dhe është përfolur për një transferim te Barcelona apo Manchester City.Sipas “Tuttosport” Zikaltrit e vlerësojnë 80 mln euro, pak a shumë në një nivel me mbrojtësin e Liverpool, Virgil van Dijk.Bisedimet e rinovimit të Skriniar janë nisur tashmë, por Tuttosport raporton se Inter i ka ofruar 2.5 mln euro në sezon, ndërsa lojtari kërkon 1 mln më tepër.