Vete futbollisti diten e Merkure ka bere njoftimin per kontraten qe ka neneshkryar me prodhuesin me te madh teatror ne bote kanadezet e “Cirque du Soleil”.Filmi , i cili do të prodhohet në bashkëpunim me PopArt Music dhe Sony Music, do të behet i njohur në 2019, megjithëse datat dhe vendet e saktë nuk janë publikuar.
Cirque du Soleil eshte fokusuar në jetën dhe karrierën e artistëve të muzikës të tilla si Beatles dhe Michael Jackson.”Ndihem si i çmendur dhe nuk e besoj dot që Cirque du Soleil do të krijojë një film të bazuar në jetën time, pasionin tim, sportin tim”, tha 31 vjecari Messi, , në një video në faqen e internetit të kesaj kompanie.
“Cirque du Soleil është një familje e preferuar e jona. Nuk kam asnjë dyshim se ky film do të gezoje njerëzit si gjithmonë.”Një grup i veçantë i dimensioneve të mëdha gjithashtu po krijohet për shfaqjen, sipas “Infobae”.
Lojtari fitues i 5 topave te Arte te FIFA u largua nga Argjentina kur ai ishte ende një femije, për t’u bashkuar me Barcelonën, klubin ku ai e kaloi gjithë karrierën e tij të futbollit.Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave pasi fitoi të gjitha titujt më të mëdha me Barcelonën.