Ne nje video te fundit tregohet se si Cristiano Ronaldo relaksohet ne nje pishine te Las Vegasit, pak ore pas perdhunimit te pretenduar nga Kathryn Mayorga Video eshte e regjistruar 9 vite me pare dhe tashme Portugezi eshte duke u akuzuar per perdhunim te 34 vjecares te siper permendur.Kathryn Mayorga pohon se ajo u sulmua seksualisht nga futbollisti në suitën e hotelit, në orët e hershme të mëngjesit, shkruan DailyMail.Ronaldo, 24 vjeç në atë kohë, mund të shihet duke u relaksuar në një pishinë, teksa më pas merr disa rreze dielli në “Palms Place Hotel” në Las Vegas.Ronaldo pretendon se ishte ish-klubi i tij i futbollit, Real Madrid, ata që “trilluan” historinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje prej 287.000 funtesh me Mayorgan, në këmbim të heshtjes së saj.Futbollisti fluturoi në Lisbonë të dielën nga baza e tij e re në Itali për një takim me avokatët e tij, deklaroi tabloidi kryesor i Portugalisë.“Correio da Manha” njoftoi të mërkurën se strategjia e mbrojtjes së Ronaldos kundër akuzave do të përfshijë kërkesën që ish-klubi i tij e kishte mbështetur atë që të nënshkruante një marrëveshje për të siguruar që rasti të mos hynte në gjyq, për të mbrojtur në këtë formë imazhin e vet.Futbollisti 33-vjeçar i Juventusit është duke u përballur me një hetim të ri të policisë amerikane në lidhje me pretendimet se Ronaldo e përdhunoi Mayorgan në një hotel në Las Vegas në vitin 2009, pasi e ftoi atë në suitën e tij.Nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro publikoi një mesazh të ri në mbështetje të djalit të saj, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Ajo ka publikuar një fotografi, ku shfaqet duket pushuar në një divan, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e saj: “Edhe kur jemi larg, jam me ty. Gjithçka do të bëhet mirë. Zoti është i madh”.