Ish-mbrojtësi legjendar i Chelsea, John Terry u caktua si ndihmes trainier i Dean Smith tek Aston Villa. 47-vjeçari Smith do të largohet nga Brentford, me të cilin i mbylli midis dhjetë vendeve të para të gjitha tre sezonet e fundit, ndërsa 37-vjeçari Terry, pasi hoqi dorë nga futbolli i luajtur, pranoi të qëndronte te Aston Villa si ndihmës trajner. Jesus Garcia Pitarch u emërua drejtor teknik. Villa shkarkoi Steve Bruce më 3 tetor pasi nuk fitoi asnjë nga nëntë ndeshjet e kampionatit, ndërsa trajneri i ri Smith e ka deklaruar vazhdimisht në publik se është tifoz i Villa.Terry, i cili luajti 78 ndeshje me Anglisë, fitoi pesë tituj në Premier League, pesë Kupa të Anglisë dhe një trofe të Champions League gjatë kohës që luajti me Chelsea në “Stamford Bridge”, përpara se të largohej në vitin 2017, pas dy dekadash në klubin londinez.“John është një nga futbollistët më të dekoruar në Angli dhe faktin që do të punojë në krah të Dean do të jetë një armë më shumë për ekipin tonë. Ai e njeh futbollin anglez në majë të gishtave,” – tha drejtori ekzekutiv i Villa, Christian Purslow.Kandidaturat e tjera për Aston Villa ishin Thierry Henry, Brendan Rodgers dhe Rui Faria, por duke nisur nga ndeshja e 20 tetorit kundër Swansea në stolin e ekipit do të ulet dyshja Smith-Terry. Aston Villa, që nga viti 2016 luan në kategorinë e dytë dhe vjet u mposht në “play off” nga Fulham.