Francë Futboll largoj sondazhin e tifozëve per “Topin e Arte” pasi Lionel Messi dhe Mohamed Salah marrin pothuajse të gjitha votat Mbi 700,000 lexues vunë votat e tyre, por superstarët e Barcelonës dhe Liverpoolit kishin 79 përqind të votave të kombinuara Revista France Football mbylli sondazhin per tifozet pasi mijëra lexues votuan vetëm për Lionel Messin dhe Mohamed Salah. Publikimi donte t’u jepte lexuesve të tyre mundësinë për të parë se kush do të fitonte çmimin prestigjioz individual pas shpalljes së listës së 30 personave.Mbi 700,000 njerëz hodhën mendimet e tyre, por vetëm dy emra ishin me interes. Mohamed Salah i Liverpool, i cili shënoi 42 gola në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, mori 50 për qind të votave pasi 250 mijë votave te para qe kishin dhene voten e tyre. Messi, fitues pesë herë i “Topit te Arte” së shpejti do të tejkalojë totalin e tij dhe do të përfundojë në krye te sondazhit duke e detyruar kete te fundit ta mbylle sondazhin.
Pas 704,396 vota, superstari i Barcelonës mori 48 për qind të votave dhe Salah duke marrë 31 për qind.