Sipas “Bild”Sipas ish kapiteni i Kombetares Gjermane 42 vjecari Michael Ballack, trajneri Joachim Loew duhet të kishte dhene doreheqjen e tij si pasojë e katastrofës së Kupës së Botës në Rusi.
Ballack i tha Deutsche Welle: “Ashtu si shumë njerëz të tjerë, isha i habitur që ai e mbajti punën e tij. Ai ka punuar me ekipin për një kohë të gjatë” “Loew ishte përgjegjës për dështimin dhe duhet të jetë “mjaft profesional” për të nxjerrë përfundimet e duhura për të ardhmen e tij”. Ballack vazhdon: “Ishte mjaft e qartë se disa lojtarë nuk ishin në nivelin e duhur. Dhe tashmë mund të shihni se një ose më shumë pozicione nuk ishin të okupuara. Prandaj, ata që janë përgjegjës duhet të gjykojnë nëse Löw është ende njeriu i duhur per drejtimin e Kombettares se futbollit Gjerman”.