Eshte zyrtarizuar nga Organizmi europian i futbollit UEFA rritja ne nje mase prej 50% shpërblimi për fituesit ne Ligen e Kombeve ne futboll.Fituesi i ligës A do të përfitojë 2.25 mln euro nga 1.5 që ishte programuar; fituesi i ligës B do të përfitojë 1.5 mln euro nga një që ishte programuar; fituesi i ligës C do të përfitojë 1 milion e 125 mijë euro, nga 750 mijë që ishte programuar; e në fund fituesi i ligës D do të përfitojë750 mijë euro, nga 500 mijë që ishte programuar.Kjo bën që të ardhurat maksimale, mes kontributeve të solidaritetit dhe bonuseve të tjera për një skuadër të ligës A do të jetë 4.5 mln euro, për një skuadër të ligës B do të jetë 3 milionë euro, për një skuadër të ligës C, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të jetë 2.25 mln euro, ndërsa për një skuadër të ligës D, ku bën pjesë edhe Kosova, do të jetë 1.5 mln euro.Katër skuadrat fituese të grupeve të ligës A do të përballen më pas për trofeun e Ligës së Kombeve në qershor të vitit 2019. Rritja e kontributeve të solidaritetit për këto 4 skuadra do të jenë si më poshtë:Fituesit do të marrin 6 mln euro, nga 4.5 që ishte programuar; finalistët do të marrin 4.5 mln euro, nga 3.5 që ishte programuar; vendi i tretë do të marrë 3.5 mln euro nga 2.5 që ishte programuar; e në fund vendi i katërt do të marrë 2.5 mln euro, nga 1.5 që ishte programuar.
E gjitha kjo do të thotë se, kush fiton Ligën e Kombeve do të ketë rrëmbyer në total 10.5 mln euro