Philippe Coutinho vlerësoi performancën e bashkatdhetarit të tij Arthur Melo në muajt e parë si një lojtar i Barçës. “Ne po flasim për një goditje të madhe,ai e nis gjithcka nga qendra e fushës dhe e bën ekipin të ecë, është motori i ekipit” shpjegoi ai. Ne lidhje me rezultatet e Barcelones ai u shpreh se nuk është normale që të jenë katër ndeshje pa fituar
Nga ana tjetër, ish-futbollisti i Liverpoolit kërkoi durim per rezultatet e përgjithshme të Barcelonës, por pranoi se gjërat nuk shkojnë ashtu siç pritet. “Në kampionat jemi në krye dhe ne kemi filluar Championsin mirë, është e vërtetë që ne nuk kemi fituar në katër ndeshje dhe kjo nuk është normale, por është vetëm fillimi i një sezoni të gjatë ku shumë gjëra do të ndodhin”, paralajmëroi ai.