Ivan Perisic-it i është kërkuar të zgjedhë lojtarët që shkëlqejnë në aspekte të caktuara, dhe t’i bashkojë për të formuar lojtarin më të mirë në botë. “Kur vjen puna te goditjet e dënimit do të zgjidhja Christian Eriksen nga Tottenham,” shprehet Perisic për faqen zyrtare të UEFA-s. “Lojtari me vizionin më të mirë është Kevin De Bruyne i Manchester City-t. Mendoj se golashënuesi më i mirë është Harry Kane. “Kur vjen puna te driblimet, Lionel Messi është në një kategori më vete. Lojtari më i mirë në luftën në ajër është Sergio Ramos i Real Madrid. “Për sa i përket atij që është më i miri në rikuperimin e topit, do të thosha Casemiro i Real Madrid.
“Por lojtari më i aftë në futboll është Cristiano Ronaldo.”