Prokurorët në Turqi kanë lëshuar një urdhër arresti për yllin e Barcelonës Arda Turan – pasi ai ishte akuzuar për thyerjen e hundës së një popstar ne Turqi. Zyrtarët e Stambollit po kërkojnë 31-vjeçarin e Besiktas me akuzat për “lëndim me dashje dhe me qëllim të keq dhe kërcënim me armë” te këngëtarit te muzikes pop Berkay.
Turan kishte mohuar raportet që ai sulmoi popstarin Më parë mesfushori i Barcelonës, u huazua tek Basaksehir në Stamboll në vendlindjen e tij Megjithatë, “Daily Sabah” pretendon se policia e ka shpallur ne kerkim mbi incidentin.Ai u tha se kishte ngacmuar gruan e Berkay në një klub nate në lagjen e emigrantëve të Stambollit.
Gazeta turke “Haberturk” raportoi se palët u përleshën pasi Turan provokoi gruan e Barkley , Ozlem Ada Sahin
Arda Turan i kishte thënë asaj: “Po të mos kisha martuar, nuk do të humbasë një vajzë si ti.”
Është pohuar se Berkay e dërgoi gruan e tij në shtëpi, kështu që ai mund të fliste me Turanin “balle per balle”.
31 vjeçari i Kombetares Turke , u tha më pas se kishte gjuajtur Berkay, duke i thyer hundën. Berkay u dërgua në spital për operacion, sipas raportit. Turan dyshohet se e ndoqi Berkay në spital, duke i treguar dhe një armë dhe duke i thënë atij: “Nuk e dija se ajo është gruaja jote. Më vjen keq, thjesht më vrite”.
Por mesfushori sulmues, i cili i është thënë se mund të largohet nga Barcelona përgjithmonë, ka rrezuar raportin, duke këmbëngulur se gruaja e Berkay nuk ishte e përfshire
Turan, i cili iu bashkua Basaksehir te Stamboll në forme huazimi në janar, nuk e ka herren e pare qe ka shfaqur probleme ne publik.Në muajin maj, ai u gjobit me 7,000 sterlina dhe u ndalua pasi kishte sulmuar një ndihmës gjyqtar gjatë një ndeshje të Superligës Turke. Vitin e kaluar, ai u shkarkua nga skuadra e kombëtares turke nga menaxheri i atëhershëm Fatih Terim pasi eshte konfliktuar fizikisht me një gazetar sportiv turk.