Khabib Nurmagomedov ka kërcënuar se do lere UFC-në mbi dënimin e Zubaira Tukhugov për sulm ndaj Conor McGregor.
Kampioni i peshave te lehta mundi McGregor në UFC 229 të shtunën përpara se të dilte nga “Oktagoni” dhe të sulmonte shokun e stafit te irlandezit Dillon Danis, duke shkaktuar një grindje masive.Rusi Zubaira Tukhugov,shok i stafit te Khabib hyri në kafaz dhe goditi McGregor. Tani, 7 ditë pas përleshjes, Nurmagomedov ka lëshuar një paralajmërim të fortë për shefat e UFC-së, duke kërcënuar se do ta linte sportin në qoftë se ata e shkarkojnë Tukhugovin si ndëshkim për veprimet e tij. Nurmagomedov gjithashtu i akuzoi ata për mbajtjen e pagesës së tij prej 2 milione dollare për ndeshjen. “Pse nuk u ndeshkua askush kur ekipi i tyre sulmoi autobusin dhe plagosi disa njerëz? Ata mund të kishin vrarë dikë atje, pse askush nuk thotë asgjë për fyerjen e atdheut, fesë, kombit, familjes time?”Pse duhet të ndëshkosh ekipin tim, kur të dy ekipet u perleshen?. Nëse thoni se e fillova atë, atëherë nuk pajtohem, përfundova atë që ai kishte filluar.”Nëse ju mendoni se unë do të hesht, atëherë ju jeni të gabuar Ju keni anuluar luftën Zubaira dhe doni ta shkarkoni atë vetëm për shkak se ai goditi Conor Por mos harroni se ishte Conor i cili kishte goditur një tjetër vella dhe per kete kontrolloni videon.
“Nuk do të heqim dorë kurrë nga vëllezërit tanë në Rusë dhe do të shkoj DERI në fund për vëllanë tim. harroni të më prishni kontraten, përndryshe unë do ta dal nga vetja.Dhe një gjë tjetër, ju mund të mbani paratë e mia që ju nuk mund ti mbani dot. Ju jeni shumë të gabuar me këtë, unë shpresoj se nuk do bani gabimin. Ne kemi mbrojtur nderin tonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne kemi ndërmend të shkojmë deri në fund
Grindja ndërmjet Nurmagomedov dhe McGregor filloi kur një autobus që mbante rusin dhe shokët e tij u sulmua në Nju Jork në muajin Prill. Duke u nisur nga lufta në Las Vegas në fundjavë, McGregor, i cili kishte marrë një pezullim dyvjeçar nga UFC, fyeu familjen dhe fenë e kundërshtarit të tij.