Tre skuadra me tre pikë dhe një situatë që me shumë mundësi do të qartësohet të dielën në sfidën mes Izraelit dhe Shqipërisë. Ky është verdikti i grupit 1 në Ligën C, ku izraelitët i kanë dhënë paralajmërimin e qartë kuqezinjve se cfarë ndeshje i pret në 14 tetor. Sukses jetik për Izrelin përballë Skocisë, duke përmbysur avantazhin e minutës së 25 me 11 metërshin e Charles Mulgreë.
U mendua më e mira për skocezët, por gjërat u komplikuan nga barazimi i Dor Peretz (52′), përpara se John Souttar të linte Skocinë me 10 lojtarë në minutën e 61. Kieran Tierney vendosi fitoren 2 – 1 të Izraelit, duke devijuar në portën e tij në minutën e 75.Ndersa Kosova vazhdon te kryesoje ne grupin 3 dhe mund te enderojne finalet e Euro 2020.Kololli dy herë dhe Murriqi firmosën festën në Fadil Vokrri përballë Maltës, duke e ngjitur Kosovën me 7 pikë në tre ndeshje.