Sulmuesi Andre Silva, eshte kthyer ne nje hero te vertete per Kombetaren e Portugalise duke bere qe te mos ndjehet fare mungesa e Cristiano Ronaldos ne ndeshjet miqesore dhe ne ato te Liges se Kombeve.Pas fitores me Italine per ekipin erdhi dhe nje fitore tjeter e madhe ne transferte ndaj Polonise te veshtire dhe nje nga lojtaret kryesore te ndeshjes ishte padyshim sulmuesi Andre Silva i cili shenoi golin e pare te ndeshjes.Ishte po ky sulmues qe siguroi fitoren ndaj Italise me golin e shenuar disa dite me pare.Andre Silva aktualisht eshte huazuar tek ekipi i Sevillas me te cilin ka dale ne krye te golshenuesve ne Spanje dhe kryesojne Primera Division.
Pas ndeshjes sulmuesi tha se ndihet i lumtur për golat e tij ndërkohë që pohoi se është ende një lojtar i Milanos, fjalë këto që mund ta “blindojnë” sezonin e ardhshëm me kuqezinjtë.
“Jam i lumtur për golin dhe ky është një moment special për mua, por gjëja më e rëndësishme ishte ti marrim tri pike. Jam i lumtur që luaj për Sevillan, por jam një lojtar i Milanos. Madje nuk e di as çfarë do të ndodh në të ardhmen, ne do të presim dhe të shohim”, tha Silva.