Kupa e Liges se Kombeve ka hyre ne nje faze interesante ,por me interesant eshte grupi ku luan ekipi Shqiptar ku 3 ekipe kane nga 3 oike secila,cka do te thote se ndeshja e rradhes ndaj Izraelit do te jete nje ndeshje shume vendimtare per ecurine ne grup.Ndeshja miqesore ndaj Jordanise nuk eshte se na dha shume shpresa jo vetem per barazimin pa gola por me shume per ate cka u prodhua ne fushen e lojes.
Ne prag te ndeshjes me Izraelin Tekniku Panuci ka bere dy zevendesime te detyruara:“Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulare të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësues Ndërkohë Panuci ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura. Kështu brenda ditës së sotme skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor Në njoftimin e FSHF-së thuhet se Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura”