Goditja dhe reagimi vazhdojnë në lidhje me rastin e Ronaldos, i akuzuar për dhunë seksuale nga Kathryn Mayorga. Pas fjalëve të avokatëve të CR7, sipas të cilave dokumentet e publikuara deri më tani janë manipuluar apo ndërtuar edhe nga zeroja, avokati i Modeles amerikane hidhet në kundërsulm dhe i dërgon dokumentet e çështjes Prokurorit Publik të Portugalisë, si dhe dhe policisë Bashkiake në Lisbonë.Gazeta portugeze “Correio da Manha” është veçanërisht e vëmendshme ndaj çështjes që përfshin ish sulmuesin e Real Madridit. Gazeta raporton një email nga avokati i Modeles Leslie Stovall, i cili pretendon se i ka dërguar dokumentet në 18 polici te shteteve të ndryshme. Emaili kërkon të verifikojë nëse sulmuesi ka shkelur ndonjë ligj në fuqi në bazë të informacionit që përmbajne dokumentet e ngjarjes me futbollistin. Emaili u dërgua pasi avokatët e lojtarit i kanë akuzuar se dokumentet e botuara deri më tani janë të rreme.