Venecia ka zyrtarizuar angazhimin e Walter Zenga për stolin e teknikut në vend të Stefano Vecchi. “Kompania Venezia FC njofton se ka zevendesuar Stefano Vecchi nga pozita e trajnerit të ekipit të parë, kompania falënderon Z. Vecchi dhe stafin e tij për përkushtimin, angazhimin dhe seriozitetin që kanë treguar në muajt e fundit dhe i dëshiron atij çdo sukses. FC Venecia gjithashtu njoftoi se trajneri i ri i ekipit të parë do të jetë Walter Zenga, i cili do të drejtojë sesionin e parë të trajnimit me ekipin. Zenga do të prezantohet nesër nga Presidenti Joe Tacopina “.