Sipas te perditshmes “Mirror”Përplasja me fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në Paris Saint-Germain me Crvena Zvezda te Beogradit është duke u hetuar për trukimin e ndeshjes.
Kampionët francezë PSG morren një fitore të thjeshtë 6-1 ndaj palës serbe më 3 tetor – me Neymarin që realizoi një hat-trick mbresëlënës në Parc des Princes.
Por në ditët qe pasuan UEFA mori një informacion që një zyrtar i lartë i Crvena Zvezda, i cili nuk është identifikuar, së bashku me bashkëpunëtorët, ishin gati të vendosnin një mega bast qe ekipi i tyre te humbte ndeshjen me rezultat te thelle.
Sipas L’Equipe, një anëtar i stafit drejtues te Crvena Zvezda ka provuar te vere nje bast 5 million euro në menyre qe skuadra serbe te humbte ndeshjen me 5 gola diference
Bast, i cili po të ishte vendosur , do të kishte dhënë fitimete medha prej dhjetëra miliona eurosh.
Policia në Francë tani po heton pretendimet, pasi Prokurori Kombëtar i Financave u alarmua nga presidenti i UEFA-s Presidenti Aleksander Ceferin para ndeshjes.Së bashku me tre goleshin e Neymar, Edinson Carvani, Angel Di Maria dhe Kylian Mbappe e gjetën rrjetën, përpara se ish futbollisti i-Chelsea Marko Marin te shenoje per miqte.
Napoli aktualisht kryeson Grupin C, pasuar nga Liverpool , PSG dhe ne fund serbet e Crvena Zvezda