Ne nje video të publikuar sot, shikohet se ishte menaxheri i Khabib, Rizvan Magomedov, teksa futej në kafaz dhe ngacmoi Danisin(traiierin e Oconor McGregor), duke e goditur në shpatulla.Pas kësaj Dillon Danis që ishte i nervozuar nga humbja e shtyu Rizvan Magomedovin dhe kjo pjesë u kap nga syri i Khabib, i cili pa menduar shumë kaloi kafazin.
Aktualisht Conor dhe Khabib janë pezulluar përkohësisht nga UFC, por rusi ka kërcënuar me largim nga UFC nëse kompania përjashton ndonjërin nga sportistët e skuadrës së tij që ishin të përfshirë në përleshje.